Atentati me vdekje ndaj vajzës së njeriut të Putinit, Ukraina mohon përfshirjen

Evropë

Atentati me vdekje ndaj vajzës së njeriut të Putinit, Ukraina mohon përfshirjen

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 14:29
Foto ilustrim

Ukraina ka hedhur poshtë përfshirjen në atentatin me bombë ku mbeti e vdekur vajza e aleatit të presidentit rus Vladimir Putin.

“Ne nuk jemi shtet kriminal, sicc është Rusia” tha zyrtari ukrainas Mykhailo Podolyak, njëherësh këshilltar i presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

Daria Dugina, vajza e ideologut nacionalist rus Alexander Dugin, i cili shpesh etiketohet si ‘truri i Putinit’, u vra kur makina e saj shpërtheu në periferi të Moskës.

Dega e Komitetit Hetues për rajonin e Moskës tha se shpërthimi i së shtunës mbrëma u shkaktua nga një bombë e vendosur në SUV-në e drejtuar nga Dugina.

29-vjeçarja ashtu si babai i saj, ishte një përkrahëse e ideologjisë së konceptit të “botës ruse” dhe një mbështetëse e zjarrtë e dërgimit të trupave nga Rusia në Ukrainë.

Sipas BBC, Maria Zakharova, një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme ruse, tha në Telegram se Rusia do të konsideronte çdo përfshirje të Ukrainës në incident si “terrorizëm shtetëror”.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat