​Presidenti austriak rrëshqiti gjatë shëtitjes në mal, pësoi tronditje në tru

Evropë

​Presidenti austriak rrëshqiti gjatë shëtitjes në mal, pësoi tronditje në tru

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 23:22
Presidenti austriak Alexander van der Bellen

Presidenti austriak Alexander van der Bellen pësoi gërvishtje dhe një tronditje të lehtë në një aksident në shëtitje, njoftoi llogaria e tij zyrtare në Twitter.

Në njoftim thuhet se Van der Bellen ka rrëshqitur gjatë ecjes në malin Kaunegrrat dhe është transportuar në spitalin më të afërt nga forcat speciale Cobra.

“Presidenti federal ka pësuar gërvishtje dhe një tronditje të lehtë dhe me këshillën e mjekut do ta kalojë natën në spital”, thuhet në njoftim.

Shtohet se presidenti do të anulojë takimet në forumin në Alpbach të hënën dhe të martën.

Van der Bellen (78) është president i Austrisë që nga viti 2017. Ai njoftoi se do të kandidojë për një mandat të dytë në zgjedhjet e planifikuara për 9 tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat