Hottges: Marka "Made in Germany" po shembet kudo

Evropë

Hottges: Marka "Made in Germany" po shembet kudo

Më: 22 gusht 2022 Në ora: 12:26
Timotheus Hottges

Drejtori i Përgjithshëm i Telekomit të Gjermanisë Timotheus Hottges, paralajmëron se prosperiteti i madh ka shkaktuar një arrogancë në Gjermani dhe se për këtë marka 'Made in Germany' po shembet gjithandej.

“Ka probleme të mëdha me fuqinë novatore të vendit tonë. Për shembull, Gjermania është më e keqe se Greqia kur bëhet fjalë për digjitalizimin e administratës publike. Në vende të tjera, nuk ka aq shumë kaos në aeroporte sa këtu. Dhe për fat të keq, projektet në shkallë të gjerë shpesh nuk funksionojnë më për ne”, tha Hottges për të përditshmen Augsburger Allgemeine.

Ai theksoi se gjermanët janë bërë të vetë-mjaftueshëm, gjë që është fatale në kriza.

“Duhet të kthejmë gishtin në plagë dhe të justifikojmë pretendimin se jemi liderë në atë që bëjmë. Vetëm atëherë është i mundur suksesi dhe inovacioni dhe investimi janë çelësi”, tha Hottges.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat