U hodh në erë në atentatin me bombë/ Flet i ati i ruses Dugina

Evropë

U hodh në erë në atentatin me bombë/ Flet i ati i ruses Dugina

Më: 22 gusht 2022 Në ora: 17:38
Darya Dugina, Alexander Dugin

Babai i Darya Dugina, Alexander Dugin, e ka konsideruar vdekjen e vajzës së tij si një akt terrorist i “regjimit nazist ukrainas”.  

Dugin,i cili njihet si ideolog rus ultra-nacionalist ka theksuar se ai e pa me sytë e tij vdekjen e vajzës së tij ndërsa kthehej nga festivali i Traditës pranë Moskës.

“Ajo ishte një vajzë e bukur ortodokse, një patriote, një reportere lufte dhe eksperte e mediave. Fjalimet dhe raportimet e saj kanë qenë gjithmonë të thella, të bazuara dhe të përmbajtura. Ajo kurrë nuk bëri thirrje për dhunë dhe luftë. Armiqtë e Rusisë e vranë tinëzisht. Ne duam jo vetëm hakmarrje por edhe t’i mposhtim ata”, është shprehur Dugin.

The Guardian shkruan më tej se nuk ka qenë në gjendje të verifikojë akuzat e bëra nga Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB), se shërbimet e inteligjencës të Ukrainës kanë kryer vrasjen e Durinës. Ndërsa Ukraina ka mohuar në mënyrë kategorike përfshirjen në këtë ngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat