Turisti rus publikon foton nga baza ushtarake sekrete e Moskës e vendosur në zonën e Krimesë

Evropë

Turisti rus publikon foton nga baza ushtarake sekrete e Moskës e vendosur në zonën e Krimesë

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 17:02
Foto ilustrim

Shpesh publikimi i fotove në rrjete sociale, është një mënyrë e mirë për t’i treguar shoqërisë udhëtimet apo destinacionet që viziton.

Por të shkosh si turist dhe të publikosh foto në një vend që konsiderohet zonë konflikti, siç është Krimea, nuk është një ide e mirë.

Kjo ka ndodhur pikërisht me një turist rus, i cili ka publikuar një foto të tij shumë pranë një baze ushtarake të Moskës në zonën e Yevpatoria në Krime.

Disa orë më parë, Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë, postoi foton e një turisti rus në këtë bazë, ku siç shihet, prapa tij qëndron një mjet i rëndë ushtarak i Rusisë.

Autoritetet lokale kanë bërë të mundur konfirmimin e lokacionit ekzakt ku është shkrepur fotoja. Ata kanë vendosur në dispozicion mjete të ndryshme për të konfirmuar koordinatat në momentin e shkrepjes së aparatit.

Mediat e huaja hedhin dyshime nëse postimi i turistit rus është i qëllimshëm, teksa nuk publikohet asnjë informacion për të. Nuk dihet nëse ai është vërtet një turist, apo një ushtar i kamufluar i ushtrisë së Zelensky-t.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat