​Depot gjermane të gazit u mbushën më shumë se 80 për qind pavarësisht rënies së dërgesave

Evropë

​Depot gjermane të gazit u mbushën më shumë se 80 për qind pavarësisht rënies së dërgesave

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 19:53
Foto ilustrim

Objektet e magazinimit të gazit natyror të Gjermanisë janë tani më shumë se 80 për qind të mbushura, gjë që tregon progres të qëndrueshëm pavarësisht një reduktimi drastik të furnizimeve nga Rusia.

Sipas të dhënave të publikuara, depozitat e gazit në Gjermani, ekonomia më e madhe evropiane, janë plot 80.14 për qind.

Autoritetet gjermane deklarojnë se depozitat e gazit "po mbushen vazhdimisht", por paralajmërojnë se pezullimi tre-ditor i dërgesave përmes gazsjellësit Nord Stream 1 nga Rusia, i planifikuar për javën e ardhshme, "mund të ngadalësojë përkohësisht" aktivitetin.

Gazi natyror përdoret për energjinë e industrisë, ngrohjen e shtëpive dhe zyrave dhe për të prodhuar energji elektrike.

Rritja e rezervave të gazit ka qenë një fokus kryesor i qeverisë gjermane që kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt, për të ndihmuar vendin të shmangë ndërprerjet në industri për shkak të rritjes së kërkesës dimërore.

Objektet e magazinimit gjerman të gazit ishin rreth 56 për qind plot kur kompania shtetërore ruse Gazprom filloi të reduktonte furnizimet përmes gazsjellësit Nord Stream 1 në mes të qershorit.

Gazprom njoftoi të premten se tubacioni do të mbyllet nga 31 gushti deri më 2 shtator për "mirëmbajtjen rutinë" të stacionit të kompresorit.

Një muaj më parë, qeveria gjermane shtrëngoi kërkesat për zënien e magazinës, duke vendosur detyrimin që ato të mbushen 75 për qind deri në 1 shtator, 85 për qind deri në 1 tetor dhe 95 për qind deri më 1 nëntor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat