Ukraina shënon Ditën e Pavarësisë

Evropë

Ukraina shënon Ditën e Pavarësisë

Më: 24 gusht 2022 Në ora: 17:03
Volodymyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, tha sot se ukrainasit po “luftojnë për fatin e tyre” ndërsa vendi shënoi Ditën e Pavarësisë, gjashtë muaj, që nga fillimi i agresionit të Rusisë.

Duke folur në një fjalim të regjistruar nga Sheshi i Pavarësisë së Kievit, presidenti Zelenskyy tha se Ukraina do të luftojë për sovranitetin e saj “deri në fund.

“Ne po u qëndrojmë sulmeve për gjashtë muaj. Është e vështirë, por ne shtrënguam grushtat duke luftuar për fatin tonë. Çdo ditë e re është një arsye e re për të mos u dorëzuar. Sepse, duke kaluar kaq shumë, nuk kemi të drejtë të mos arrijmë në fund. Cili është fundi i luftës për ne? Thoshim: paqe. Tani themi: fitore. Ne nuk do të presim mirëkuptim nga terroristët. Edhe pse e kuptojmë gjuhën ruse që erdhët për të mbrojtur. Dhe vratë mijëra njerëz që erdhët për t’i çliruar. Boris Johnson, i cili flet anglisht, është shumë më i kuptueshëm dhe më i afërt për ne sesa vrasësit, përdhunuesit dhe grabitësit, që e bënë atë në rusisht. Dhe ne nuk ulemi në tryezën e bisedimeve nga frika, me armën e drejtuar në kokë. Për ne, hekuri më i tmerrshëm nuk janë raketat, avionët dhe tanket, por prangat. Jo llogoret, por zinxhirët”, tha presidenti Zelenskyy.

Festimet publike për ditën e pavarësisë u ndaluan në Kiev pasi udhëheqësit ukrainas dhe amerikanë paralajmëruan për rritjen e përpjekjeve ruse për të goditur infrastrukturën civile dhe objektet qeveritare në Ukrainë.

Presidenti Volodymyr Zelenskyy dhe zonja e parë Olena Zelenska vendosën sot lule në një memorial kushtuar ushtarëve ukrainas të vrarë në Donbas.

Sot është 31 vjetori i shpalljes së pavarësisë së Ukrainës në vitin 1991 nga Bashkimi Sovjetik./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat