Sipas Forbes, Rusia ka humbur pajise ushtarake në vlerë prej 16.7 miliardë euro

Evropë

Sipas Forbes, Rusia ka humbur pajise ushtarake në vlerë prej 16.7 miliardë euro

Më: 24 gusht 2022 Në ora: 17:11
Foto ilustrim

Ukraina brenda gjashtë muajve ka treguar suksese të panumërta kundër forcave pushtuese ruse.

Revista e mirënjohur amerikane, Forbes ka zbardhur disa prej statistikave të humbjeve të ushtrisë së Rusisë.

Ukraina ka shkatërruar pajisje ushtarake ruse me vlerë 16.6 miliardë dollarë (16.7 miliardë euro) që nga 24 shkurti i këtij viti.

Në gjashtë muajt e luftës së Rusisë në Ukrainë, Rusia ka humbur 12,142 pajisje me vlerë 16.56 miliardë dollarë, pa përfshirë raketat.

Humbja më e madhe e ushtrisë ruse ishte fundosja e luftanijes, Moskva më 14 prill, me vlerë prej 750 milionë dollarëve.

Ndryshe, Ukraina ka publikuar statistikat e fundit rreth humbjeve të shtetit rus që përfshijnë edhe 45700 personel ushtarak, 1924 tanke, 147 aeroplanë ushtarak dhe shumë të tjera. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat