Gabimi trashanik i ushtarit rus që i kushtoi me jetë kolegut të tij, shtiu me raketahedhës...

Evropë

Gabimi trashanik i ushtarit rus që i kushtoi me jetë kolegut të tij, shtiu me raketahedhës...

Më: 28 gusht 2022 Në ora: 12:18
Foto nga vendi i ngjarjes

Një video e realizuar nga ajri me dron, shfaq momentin kur një ushtar rus bën një gabim trashanik që i kushtoi me jetë kolegut të tij.

Në fakt ushtari rus kishte dalë nga istikama për të gjuajtur me raketahedhës (RPG) në drejtim të ushtrisë ukrainase, por ai bëri një gabim aq të madh sa që i kushtoi me jetë kolegut.

Derisa ishte ngritur në këmbë dhe kishte marrë pozicionin për të shtënë – nuk e kishte paralajmëruar kolegun e tij që qëndronte pas se po gjuan dhe se duhet të largohet.

Në momentin që shkrepi predhën, zjarri nga aktivizimi i saj bëri shkrumb e hi kolegun e tij që qëndronte pas – e ky moment u kap nga droni i ushtrisë ukrainase.

Ata e kanë publikuar në rrjetet sociale, për të dëshmuar edhe njëherë mungesën e profesionalizmit të ushtrisë ruse dhe gabimet e shumta amatoreske, që po u kushtojnë me jetë.

Se për çfarë bëhet fjalë më saktësisht – shikoni videon e publikuar më poshtë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat