“Vendet e BE-së do të përballen me pesë deri në dhjetë dimra të tmerrshëm”

Evropë

“Vendet e BE-së do të përballen me pesë deri në dhjetë dimra të tmerrshëm”

Më: 29 gusht 2022 Në ora: 07:41
Foto ilustrim

Ministri i Energjisë i Belgjikës, Tinne Van der Straeten, ka paralajmëruar vendet e BE-së se do të përballen me “pesë deri në dhjetë” dimra “të tmerrshëm” nëse nuk bëhet asgjë për të ulur çmimet e gazit natyror.

Thirrjet po shtohen për një kufi në mbarë BE-në mbi çmimin e gazit dhe shkëputjen e tij nga çmimi i energjisë elektrike, shkruan BBC.

Shtetet e BE-së janë duke luftuar me rritje të mëdha të çmimeve të energjisë që kur furnizuesi kryesor i gazit Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt, duke shkaktuar sanksione.

Por Gjermania thotë se po i rimbush depot e gazit më shpejt se sa pritej.

Vendet perëndimore që mbështesin Ukrainën po përpiqen të ulin sasinë e gazit dhe naftës rus që importojnë. Rusia, e cila furnizoi BE-në me 40% të gazit të saj vitin e kaluar, ka kufizuar furnizimet.

Ministri belg i Energjisë Tinne Van der Straeten shkroi në Tëitter se çmimet e gazit në Evropë duhet të ngrihen urgjentisht, duke shtuar se lidhja midis çmimeve të gazit dhe energjisë elektrike është artificiale dhe duhet të reformohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat