Forcat ajrore ukrainase përdorin raketat amerikane AGM-88 HARM për të shkatërruar radarët e rusëve

Evropë

Forcat ajrore ukrainase përdorin raketat amerikane AGM-88 HARM për të shkatërruar radarët e rusëve

Më: 30 gusht 2022 Në ora: 17:41
Foto nga vendi i ngjarjes

Saga për nevojën e përdorimit të raketave kundër radarëve AGM-88 HARM, në luftën e Ukrainë nuk ka të ndalur.

Ky rrëfim po vazhdon me publikimin e videos ku shihet aeroplani luftarak MiG-29 i ushtrisë ukrainase, duke u ngritur në ajër nga baza ajrore Kulbakino në rajonin Nikolayev.

Kjo video është publikuar pas shumë raportimeve, se ukrainasit janë armatosur me raketat kundër radarëve AGM-88 HARM prodhim amerikan, që po i përdorin kundër radarëve të ushtrisë ruse.

Në anën tjetër Pentagoni ka njoftuar se fundmi, se në kuadër të pakos së ndihmës ushtarake për Ukrainën i kanë dërguar edhe raketat për shkatërrimin e radarëve.

Në fakt ekspertët amerikanë kanë propozuar që ato të vendosen në aeroplanët e kohës së Bashkimit Sovjetik, nga të cilët po lansohen dhe po shkatërrojnë radarët e ushtrisë së Vladimir Putinit.

Qëllimi i ushtrisë ukrainase është shkatërrimi i radarëve rusë dhe sistemit kundërajror në Krime dhe Donbas.

Në anën tjetër, Kremlini ka tentuar disa herë ta fshehë të vërtetën duke pretenduar se raketat amerikane janë lansuar nga kamionët, por videoja e publikuar më poshtë e dëshmon të kundërtën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat