Britania miraton dozën përforcuese kundër COVID

Evropë

Britania miraton dozën përforcuese kundër COVID

Më: 3 shtator 2022 Në ora: 18:19
Foto ilustrim

Organi rregullator i shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar ka miratuar përdorimin e një doze përforcuese bivalente të vaksinës kundër COVID për personat mbi 12 vjeç.

Agjencia britanike e shëndetësisë “Medicines and Healthcare Products” njoftoi se vendimi u bazua në të dhënat nga testet klinike që treguan se vaksina bivalente dha një përgjigje të fortë imune kundër Omicron dhe llojit origjinal.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka miratuar përdorimin e vaksinave përforcuese të modifikuara kundër COVID-19 nga Moderna dhe Pfizer/Biontech, të cilat synojnë gjithashtu llojin Omicron.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat