Gjermania së shpejti do të heqë maskat e detyrueshme në aeroplanë

Evropë

Gjermania së shpejti do të heqë maskat e detyrueshme në aeroplanë

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 20:42
Foto ilustrim

Ministri i Shëndetësisë Karl Lauterbach ka bërë të sot të ditur se Gjermania së shpejti do të heqë detyrimin për të mbajtur maska në fluturimet komerciale, të prezantuara gjatë pandemisë së virusit korona.

Më parë, Lufthansa u ankua se nuk mund të siguronte zbatimin e një rregulli të tillë, veçanërisht në fluturimet e gjata.

Në vend të kësaj, autoritetet do të përqendrohen në sigurimin e qytetarëve që të mbajnë maska në transportin publik në Gjermani, tha ministri Lauterbach në Berlin ndërsa qeveria e koalicionit ra dakord të heqë masën.

Ai tha se Gjermania ishte e përgatitur mirë për një rritje të mundshme të numrit të rasteve të koronavirusit këtë vjeshtë dhe paralajmëroi se rregulli i mbajtjes së maskave mund të rifutet brenda ose jashtë nëse infeksioni përhapet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat