Përfshihet nga flakët moli i varkave në Korfuz, zjarrfikësit në ‘luftë’ me zjarrin

Evropë

Përfshihet nga flakët moli i varkave në Korfuz, zjarrfikësit në ‘luftë’ me zjarrin

Më: 7 shtator 2022 Në ora: 18:49
Foto nga vendi i ngjarjes

Katër varka me vela janë përfshirë nga flakët masive në portin e Gouvia-s në Korfuz, ku në rrethana ende të paqarta një mjet lundrues që ishte ankoruar shpërtheu në flakë rreth orës 16:00 këtë të mërkurë.

Një forcë e madhe e Zjarrfikëses ka shkuar në zonë me pesë makina zjarrfikëse. Zjarrfikësit u munduan të largonin edhe skafet e tjera që ndodheshin përreth, për të parandaluar përhapjen e zjarrit.

Marina e Gouvias është një nga më të mëdhatë në Greqi, pasi ka një kapacitet prej 960 varkash, me kalata fikse dhe lundruese.

Sipas përditësimit të fundit nga Zjarrfikësja, katër skafet që u ankoruan dhe morën flakë janë shkatërruar plotësisht, ndërsa të paktën 15 varka që ndodheshin në marinë u hoqën nga pronarët e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat