Gazprom thotë se furnizimet në BE janë ulur 48 për qind këtë vit

Evropë

Gazprom thotë se furnizimet në BE janë ulur 48 për qind këtë vit

Më: 7 shtator 2022 Në ora: 19:54
Foto ilustrim

Dërgesat e gazit natyror rus në vendet e Bashkimit Evropian kanë rënë me 48 për qind deri më tani këtë vit.

E gjithë kjo me rënien totale prej 49 për qind nëse përfshihet Britania e Madhe, ka bërë të ditur gjigandi rus i gazit Gazprom, shkruan Aljazeera.

Presidenti rus Vladimir Putin kërcënoi se do të ndërpresë të gjitha furnizimet me energji për Bashkimin Evropian nëse blloku vendos një kufi çmimi për gazin rus, duke rritur rrezikun e racionimit në disa nga vendet më të pasura të botës këtë dimër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat