Shmanget tragjedia në Greqi, për pak sa nuk digjen për së gjalli, nëna, vjehrra dhe dy fëmijët

Evropë

Shmanget tragjedia në Greqi, për pak sa nuk digjen për së gjalli, nëna, vjehrra dhe dy fëmijët

Më: 10 shtator 2022 Në ora: 10:56
Foto ilustrim

Shoferja e makinës, vjehrra e saj dhe dy fëmijët e vegjël për pak sa nuk u dogjën për së gjalli, kur makina me të cilën po udhëtonin u përfshi nga flakët e zjarrit.

Ngjarja ka ndodhur në ishullin e Kretës në Greqi, pasditen e së shtunës, 9 shtator.

Për fat të mirë shoferja bashkë me fëmijët dhe vjehrrën arritën të dilnin në kohë nga vetura e cila u bë shkrumb e hi nga zjarri.

Sipas hetimeve paraprake dyshohet se zjarri ka shpërthyer si pasojë e një defekti teknik në automjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat