Banorët e Kharkivit rrëfejnë shpartallimin e rusëve: Në mëngjes ishin këtu, më pas filluan të bërtasin dhe ikin

Evropë

Banorët e Kharkivit rrëfejnë shpartallimin e rusëve: Në mëngjes ishin këtu, më pas filluan të bërtasin dhe ikin

Më: 12 shtator 2022 Në ora: 22:03
Foto ilustrim

Banorët e rajonit të Kharkivit në Ukrainë kanë përshkruar në detaje për AP situatën në terren.

“Rusët ishin këtu në mëngjes. E pasdite befasisht filluan të bërtasin dhe ikin, duke u larguar me shpejtësi me tanke dhe mjete të blinduara”, tha Dmytro Hrushchenko, banor i Zaliznihn, qytezë kjo në afërsi të linjës së frontit në lindje.

Oleg Sinehubov, guvernator i rajonit të Kharkivit, ka theksuar se në disa pjesë të frontit, mbrojtësit ukrainas kanë arritur deri te vijat kufitare me Federatën Ruse.

Zëdhënësi i kundërzbulimit të ushtrisë ukrainase ka bërë të ditur se trupat ruse në mënyrë masive po dorëzohen, pasi e kanë “kuptuar se në çfarë situate gjenden”.

Dëbimin dhe rikthimin e kontrollit mbi disa zona që dikur kontrolloheshin nga rusët e ka konfirmuar edhe vet Kremlini, që pranoi se forcat ruse janë tërhequr në disa pjesë.

Kundërofensiva e ukrainasve ishte paralajmëruar kohë më parë nga vet presidenti i këtij vendi – Volodymyr Zelenskty, i cili pati premtuar se do të rikthejnë çdo centimetër të territorit të Ukrainës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat