Lavrov: Perëndimi ka nisur një luftë hibride kundër Rusisë

Evropë

Lavrov: Perëndimi ka nisur një luftë hibride kundër Rusisë

Më: 13 shtator 2022 Në ora: 13:03
Sergei Lavrov

Perëndimi ka nisur një luftë hibride të paprecendentë kundër Rusisë, me qëllim shkatërrimin e stabilitetit në Federatën Ruse, tha në një deklaratë të martën ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.

“Për shumë vite tani, Perëndimi ka zhvilluar një luftë të vërtetë hibride kundër Rusisë, e cila, pas nisjes së detyruar të një operacioni special ushtarak, tashmë ka marrë një karakter të paprecedentë dhe qëllimi është shprehur hapur të shkatërrojë ekonominë ruse.

Kohët e fundit, ata tashmë kanë bërë thirrje për përdorimin e hapur të sanksioneve për të minuar stabilitetin edhe në Rusi”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat