Stuhia shkatërroi një rajon në Kroaci – shkatërroi çati, përmbysi kamionë dhe dëmtoi shumë automjete

Evropë

Stuhia shkatërroi një rajon në Kroaci – shkatërroi çati, përmbysi kamionë dhe dëmtoi shumë automjete

Më: 15 shtator 2022 Në ora: 22:07
Stuhia në Kraoci

Një stuhi e fortë me erë dhe shi ka goditur pasditen e së enjtes zonën Çazma të Kroacisë.

Si pasojë, siç raportojnë mediat kroate, janë dëmtuar çatitë e shumë ndërtesave dhe automjete.

Njoftimet e qytetarëve për një stuhi të fortë me erë dhe reshje shiu në këtë zonë filluan pasdite.

Si rezultat, shërbimet e urgjencës, punonjësit e Mbrojtjes Civile dhe të Zjarrfikësve u dërguan menjëherë në terren.

Ndërkohë bëhet e ditur se era e fortë ka dëmtuar çati, ka shkulur pemë dhe ka përmbysur kamionë.

Sipas informacioneve fillestare janë shkaktuar dëme të mëdha materiale në çatitë e shtëpive familjare, objekteve afariste, automjeteve dhe një shkolle fillore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat