​Burri tenton të vjedhë arkivolin e Mbretëreshës Elisabeth, shokohen njerëzit në Wastminster

Evropë

​Burri tenton të vjedhë arkivolin e Mbretëreshës Elisabeth, shokohen njerëzit në Wastminster

Më: 17 shtator 2022 Në ora: 08:35
Policia ka arrestuar një burrë që tentoi të rrëmbejë arkivolin e Mbretëreshës

Policia ka arrestuar një burrë që tentoi të rrëmbejë arkivolin e Mbretëreshës. Oficerët e ulën burrin përtokë gjatë incidentit, i cili ndodhi rreth orës 22:00 në Westminster Hall të premten.

Ai shtyu me forcë njerëzit që ishin në rradhë për të kryer homazhet dhe kur arriti atje u përpoq të ngrinte arkivolin e Mbretëreshës.

Pamjet para dhe pas incidentit tregojnë se standardi mbretëror, flamuri zyrtar i sovranit, është zhvendosur.

Qindra mijëra persona mendohet se kanë kaluar nëpër sallë në dy ditët e fundit, pavarësisht nga radhët që zgjasin deri në 24 orë.

Ata mbetën dukshëm të shokuar gjatë incidentit të së premtes mbrëma, që ndodhi vetëm disa orë pasi Mbreti Charles dhe familja e tij mbajtën një vigjilje për nder të Mbretëreshës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat