Bie borë në Serbi

Evropë

Bie borë në Serbi

Më: 18 shtator 2022 Në ora: 10:02
Bie borë në Serbi

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në Serbi, ka pasur reshje të borës kryesisht në lindje të vendit, dhe më pas janë regjistruar reshje bore në veri dhe perëndim të Serbisë.

Në majën e Kopaonikut në male mbi 1.500 metra lartësi mbidetare – e tërë sipërfaqja është mbuluar me të bardhë.

Në rrjetet sociale janë shfaqur videot e botës së parë të sivjetme në Kopaonik, destinacion i preferuar turistik.

Mot i ngjashëm është raportuar edhe në Kroaci e Slloveni, ku bora mbuloi pjesë të ndryshme të këtyre dy vendeve ballkanike.

Temperatura të ulëta janë paralajmëruar edhe në ditët në vijim, në shumicën e vendeve ballkanike. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat