I riu nga Britania që u lirua nga burgu rus rrëfen tmerrin: Më pyesnin ‘do një vdekje të shpejtë apo të bukur’!

Evropë

I riu nga Britania që u lirua nga burgu rus rrëfen tmerrin: Më pyesnin ‘do një vdekje të shpejtë apo të bukur’!

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 09:24
Aiden Aslin

Një shtetas britanik i liruar nga burgjet në Rusi ka thënë se ai “u trajtua më keq se një qen” dhe u mbajt në izolim për pesë muaj.

Aiden Aslin është kthyer në Mbretërinë e Bashkuar pasi ishte në burg prej muajsh pas kapjes nga forcat ruse në Ukrainë.

Duke folur për Sun të dielën, ai tha se “pasi më goditën me thikë, më pyetën nëse doja një vdekje të shpejtë apo të “bukur”.

Sipas tij, të burgosurit duhej të këndonin himnin kombëtar rus çdo mëngjes.

“Dhe nëse nuk e këndonit, do të ndëshkoheshit për këtë. Do të rriheshit,” tha ai.

Në intervistë, ish i burgosuri tha se ishte goditur me thikë gjatë kohës që ishte në burg dhe ishte rrahur për shkak të tatuazheve të tij.

Dhjetë të arrestuar, përfshirë Aslin, u liruan të mërkurën në mbrëmje pasi Arabia Saudite tha se kishte ndërmjetësuar një shkëmbim midis Rusisë dhe Ukrainës.

Midis tyre ishin pesë shtetas britanikë që u liruan – duke përfshirë John Harding, Dylan Healy, Andrew Hill dhe Shaun Pinner.

John Harding, Shaun Pinner dhe Aiden Aslin

Aslin nga Newark, Nottinghamshire u arrestua në prill ndërsa luftonte në qytetin juglindor të Mariupol.

Duke iu referuar një rasti kur u godit me thikë në shpinë, Aslin tha: “E dija se kishte një mundësi shumë të madhe që do të vritesha”.

Më pas ai u pyet nga një gardian rus: “Do një vdekje të shpejtë apo një vdekje të bukur?”

Pasi ai u përgjigj “një vdekje të shpejtë”, Aslin tha se mori kete pergjigje: “Ti do të kesh një vdekje të bukur dhe unë do të sigurohem që të jetë një vdekje e bukur”.

“Nuk mund të shkonim në tualet si duhet sepse nuk kishim tualet”, tha ai, duke shtuar se duhet të përdornin shishe bosh.

Aslin tha se ai mbijetoi për tre javë duke ngrënë copa bukë dhe ujë – dhe “përfundimisht na u desh t’i luteshim që të na jepnin ujë rubineti”.

Në qeli kishte një dritare, por ajo nuk kishte “asgjë për të na mbrojtur nga elementët e jashtëm”, ​​tha ai.

Ndersa ka treguar se kur i është kontrolluar pasaporta, “sapo thashë Britania e Madhe më erdhi një grusht në hundë”, tha ai.

Aslin tha se e vetmja herë që u la i lirë ishte të bënte propagandë ose të merrte telefonata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat