Rrahin brutalisht dy të rinj në tramvaj në qendër të Zagrebit, pamjet publikohen në rrjetet sociale

Evropë

Rrahin brutalisht dy të rinj në tramvaj në qendër të Zagrebit, pamjet publikohen në rrjetet sociale

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 10:30
Foto nga vendi i ngjarjes

Disa ditë më parë brenda një tramvaji në qendër të Zagrebit, Kroaci, është rrahur brutalisht një i ri, derisa një tjetër ka pësuar lëndime më të lehta.

Policia kroate ka arritur të arrestojë sulmuesit, kurse pamjet e këtij sulmi janë bërë virale në rrjetet sociale, e pikërisht përmes këtyre pamjeve policia arriti të identifikojë dhe lokalizojë autorët e sulmit.

“Lidhur me videon e publikuar në rrjetet sociale – përkatësisht të sulmit fizik në tramvaj, policia e Zagrebit ka filluar hetimet”, thuhet në kumtesën e policisë kroate.

Është konfirmuar se gjatë 18 shtatorit, rreth orës 15:20 në tramvaj në sheshin Josip Jelaçiq, dy meshkuj sulmuan dy tjerë 23-vjeç, ku si pasojë njëri pësoi lëndime të rënda trupore, e tjetri më të lehta.

“Policia ka arrestuar dy meshkuj, një 20-vjeçar dhe një 36, nën dyshimin për sulm fizik dhe lëndim trupor”, thuhet ndër tjera në kumtesën e policisë.

 
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat