Ushtari rus në përgjime: Putin është budalla, ne po humbin luftën!

Evropë

Ushtari rus në përgjime: Putin është budalla, ne po humbin luftën!

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 14:36
Foto ilustrim

Gazeta prestigjioze “The New York Times” ka siguruar mbi 4 mijë përgjime të thirrjeve telefonike të ushtarëve rusë në Kiev me të afërmit e tyre.

Në njërën prej tyre dëgjohet një ushtar duke i thënë të dashurës së tij se ka marrë urdhra për të “vrarë çdokënd që i del përpara”, teksa hetuesit e Kombeve të Bashkuara po hetojnë Rusinë për kryerjen e krimeve të luftës në Ukrainës.

Një ushtar rus në Kiev rrëfeu gjatë një bisede telefonike, se komandanti i tij kishte urdhëruar ushtarët që të vrisnin civiliët ukrainas për të mos zbuluar lokacionin e tyre, e që është një krim lufte sipas ligjit ndërkombëtar.

Ndërsa, një tjetër ushtar në bisedë me nënën e tij, dëgjohet se është i ngujuar në qytetin Bucha, duke thënë se kjo luftë është marrëzi e Putini ‘është budalla, se ne po e humbim luftën’.

Këto ishin vetëm disa nga mijëra biseda telefonike të kryera në mars në mes të ushtarëve rusë- thirrje që janë përgjuar në rajonin Bucha – një rrethinë e Kievit ku ishin masakruar civilët.

Gazeta amerikane The New York Times i mori këto incizime, të cilat pastaj i verifikoi dhe i përktheu, raporton “Daily Express”.

Sipas Gjykatës Ndërkombëtare, vrasja e civilëve është  krim lufte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat