Qeveria gjermane ka prezantuar planet për një paketë të re lehtësimi në faturat e enrgjisë, me vlerë 200 miliardë eurosh, pasi familjet po përballen me rritje të shpejtë të faturave.
Paketa u njoftua në një konferencë shtypi nga kancelari Olaf Scholz, ministri i ekonomisë Robert Habeck dhe ministri i financave Christian Lindner.
Masat e reja të lehtësimit përfshijnë një çmimi tavan të gazit që do të financohet nga Fondi i Stabilizimit Ekonomik (WSF), i cili fillimisht u krijua për të zbutur ndikimet ekonomike dhe sociale të pandemisë së koronavirusit në ekonomi.
Edhe pse WSF zyrtarisht skadoi në verë, tani do të marrë fonde shtesë, raporton DW.
Financimi i kufirit të çmimit të gazit ishte një sfidë e madhe për qeverinë, me Lindner që këmbëngulte që Gjermania të rivendoste kufijtë e saj në huamarrjen neto, të cilat ishin hequr përkohësisht gjatë pandemisë, deri në vitin e ardhshëm.
Scholz foli për domosdoshmërinë e uljes së çmimeve të energjisë për konsumatorët dhe bizneset, duke thënë se çmimet e gazit duhet të ulen.
“Qeveria gjermane do të bëjë gjithçka në mënyrë që çmimet të bien”, tha ai.
Lindner tha se Gjermania tani po tregon fuqinë e saj në atë që ai e quajti një “luftë energjetike”.