​Hyjnë në fuqi sanksionet e reja të BE-së ndaj Rusisë

Evropë

​Hyjnë në fuqi sanksionet e reja të BE-së ndaj Rusisë

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 21:31
Foto ilustrim

Çmimeve te eksportit të naftës ruse do t’i vendoset një tavan, përveç kufizimeve shtesë të tregtisë dhe ndalimeve të udhëtimeve, si pjesë e paketës së tetë të sanksioneve ndaj Rusisë, të miratuar sot zyrtarisht nga vendet e BE-së.

“Paketa i përgjigjet përshkallëzimit të luftës së vazhdueshme të Rusisë kundër Ukrainës, duke përfshirë aneksimin e paligjshëm të territorit ukrainas bazuar në referendume të rreme, mobilizimin e trupave shtesë dhe kërcënimet e hapura bërthamore”, thuhet në një njoftim për shtyp.

Masat e reja vendosin bazat për një kufi të çmimit të naftës ruse të dërguar në vendet e treta, siç ishte rënë dakord më parë nga grupi G7 i ekonomive kryesore.

Sipas vendimit, transporti i naftës, por edhe ofrimi i shërbimeve për dërgesat, duke përfshirë sigurimin dhe shërbimet financiare do të ndalohen nëse nafta shitet mbi pragun e caktuar.

Niveli i kufirit të çmimit duhet të aprovohet nga grupi G7 dhe të miratohet unanimisht nga 27 vendet anëtare të BE-së.

Grupi i fundit i masave ndëshkuese përfshin gjithashtu ndalimet e importit me vlerë 7 miliardë euro (6.9 miliardë dollarë) në kufizimet ekzistuese tregtare, duke synuar ndër të tjera produktet e çelikut, plastikës dhe disa kimikate të caktuara.

Kufizimet shtesë të eksportit do të ndalojnë tregtimin e produkteve të caktuara, të përdorura nga sektori i mbrojtjes dhe sigurisë së Rusisë, duke përfshirë komponentë të veçantë elektronikë që u gjetën në armët ruse në fushat e betejës.

Paketa e re e sanksioneve përfshin gjithashtu listën e individëve që kanë të ngrira pasuritë e tyre në BE dhe që nuk lejohen të udhëtojnë në bllok

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat