Shpërthim i fuqishm në urën që lidh Rusinë me Krimenë, treni merr flakë papritur në lëvizje

Evropë

Shpërthim i fuqishm në urën që lidh Rusinë me Krimenë, treni merr flakë papritur në lëvizje

Më: 8 tetor 2022 Në ora: 07:24
Foto nga vendi i ngjarjes

Një hpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në urën që lidh Rusinë me Krimenë. Sipas informacioneve, një rezervuar karburanti i një treni që kalonte ka marrë flakë.

Trafiku dhe shërbimet e trenave u ndërprenë, me mediat ruse që raportuan një aksident.

Deri më tani nuk dihet nëse ka viktima, ndërsa nuk dihen shkaqet e aksidentit.

Ura është një nga investimet më të mëdha në infrastrukturë të Moskës në gadishullin e pushtuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat