Gazetari doli i dehur në transmetim live, moderatori në studio e këshillon për të pirë kafe

Evropë

Gazetari doli i dehur në transmetim live, moderatori në studio e këshillon për të pirë kafe

Më: 8 tetor 2022 Në ora: 14:12
Gazetari Lazos Mantikos

Gazetari Lazos Mantikos u shfaq në ekranin e “Good Morning Greece” dhe moderatorët në studio George Papadakis dhe Maria Anastasopoulou e përshëndetën.

Megjithatë, kjo lidhje live duket se nuk shkoi shumë mirë që në fillim. Sapo doli live, nuk u desh shumë që të kuptohej se ai ishte i dehur.

Mantikos filloi të qeshte dhe të fliste për Ditën Ndërkombëtare të Buzëqeshjes.

“Le të shërohet, të pijë një kafe në fillim dhe pastaj të na tregojë lajmet. Lazo, hajde të shërohemi se është sikur kemi lidhje me Hënën” thotë prezantuesi.

VIDEO

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat