Austria sot në votime për zgjedhjen e presidentit, ja kush është favoriti kryesor

Evropë

Austria sot në votime për zgjedhjen e presidentit, ja kush është favoriti kryesor

Më: 9 tetor 2022 Në ora: 08:37
Foto ilustrim

Sot qytetarët e Austrisë shkojnë drejt qendrave të votimit, për presidentin e tyre të ardhshëm.

Presidenti aktual Alexander Van der Bellen ka qenë favoriti i pakontestueshëm. Van der Bellen u zgjodh për herë të parë në 2016, duke filluar mandatin e tij vitin e ardhshëm.

Pavarësisht se presidenca ishte një rol kryesisht ceremonial, VdB, siç njihet në Austri, ka mbajtur detyrën ndërsa vendi kaloi nëpër paqëndrueshmëri politike, pandeminë e koronavirusit dhe luftën në Ukrainë dhe krizën e inflacionit dhe energjisë si pasojë.

Që atëherë ai e ka pozicionuar veten si një zgjedhje e qëndrueshme dhe e sigurt gjatë kohërave në ndryshim dhe sfiduese. Dhe ai pritet të votohet për një mandat të dytë, ndoshta tashmë në raundin e parë, me një shumicë absolute.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat