Pas sulmeve në Kiev, Macron zotohet të rrisë ndihmën ushtarake për Ukrainën

Evropë

Pas sulmeve në Kiev, Macron zotohet të rrisë ndihmën ushtarake për Ukrainën

Më: 10 tetor 2022 Në ora: 14:49
Emmanuel Macron

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron shprehu shqetësimin e tij  për sulmet me raketa ruse kundër Ukrainës duke theksuar edhe një herë mbështetjen e tij të plotë  për vendin gjatë bisedës telefonike me Presidentin Volodymyr Zelensky.

Ai gjithashu shprehu angazhimin e Francës për rritjen e ndihmës ushtarake për Kievin, duke përfshirë dërgimin e pajisjeve ushtarake.

Rusia nisi sulme me raketa anembanë Ukrainës gjatë mëngjesit të sotëm, duke goditur objektiva civile, duke vrarë 10 civilë dhe duke shkatërruar infrastrukturën civile në shenjë hakmarrjeje ndaj shpërthimit të urës së Kerçit, të cilën Putin e përshkroi si një “sulm terrorist”.

“Ai përsëriti mbështetjen e tij absolute dhe të plotë për Presidentin Zelensky dhe angazhimin e Francës për rritjen e mbështetjes ndaj Ukrainës në përgjigje të nevojave të shprehura nga Kievi, duke përfshirë ndihmën në pajisje ushtarake,” thuhet në deklaratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat