Ministria ruse e Mbrojtjes publikon pamjet e bombardimit të qyteteve ukrainase

Evropë

Ministria ruse e Mbrojtjes publikon pamjet e bombardimit të qyteteve ukrainase

Më: 10 tetor 2022 Në ora: 16:44
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministria rus e Mbrojtjes, ka njoftuar se ka filluar sulmet mbi “infrastrukturën ushtarake” në Ukrainë, atë të telekomunikacionit dhe të energjetikës, duke shtuar se “të gjitha objektivat e caktuara janë goditur dhe sipas tyre është arritur qëllimi”.

Në anën tjetër pamjet e publikuara në rrjetet sociale e dëshmojnë krejt të kundërtën, ku raketat ruse goditën ndërtesat kolektive që janë të mbushura me civilë.

Nga këto sulme humbën jetën 11 civilë dhe mbi 60 tjerë u plagosën. Gjithashtu shumë qytete në Ukrainë kanë mbetur pa energji elektrike e ujë. Madje presidenti rus Vladimir Putin ka bërë publik qëndrimin e tij – se Rusia do të reagojë edhe më ashpër ndaj çdo sulmi të ri të ukrainasve.

“Nëse tentojnë të kryejnë sulme terroriste në territorin tonë, rusët do të përgjigjen më ashpër ndaj çfarëdo kërcënimi ndaj Federatës Ruse. Të jini të sigurt”, shtoi Putin, duke akuzuar Ukrainë për tentim-sulmi mbi centralin bërthamor në Rusi dhe në gazsjellësin TurkStream.

E pavarësisht se nuk ka as edhe një fakt për këto akuza, Kremlini pretendon se NATO qëndron prapa sulmeve në gazsjellësit Nord Stream 1 dhe 2.

E këto pretendime të Moskës, inteligjenca e vendeve perëndimore i quan si tentim për t’i hedhur fajin dikujt tjetër dhe të shpërqendrojnë vëmendjen diku tjetër, pasi Rusia tashmë po ballafaqohet me shumë presione si nga brenda ashtu dhe jashtë.

Madje pak ditë para sulmeve në këto gazsjellës janë parë luftanijet e marinës ruse, duke lundruar shumë pranë tyre. Komuniteti i inteligjencës së vendeve perëndimore, thonë se rusët kanë sabotuar shpërthimet – duke vendosur mjete shpërthyese thellë nën ujë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat