Pesë shpërthime të fuqishme në Khersonin e pushtuar nga Rusia

Evropë

Pesë shpërthime të fuqishme në Khersonin e pushtuar nga Rusia

Nga: A.Zh Më: 12 tetor 2022 Në ora: 07:44
Kherson

Pesë shpërthime u dëgjuan në qytetin Kherson të kontrolluar nga Rusia në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, sipas mediave ruse, duke shtuar se sistemet e mbrojtjes ajrore thuhet se janë lëshuar.

Kherson, qendra administrative e rajonit më të gjerë Kherson, ishte një nga qytetet e para që ra në duart e forcave ruse pasi ato filluan pushtimin e tyre në Ukrainë në shkurt, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

Më herët, Ivan Fedorov, kryebashkiaku në mërgim i Melitopolit të kontrolluar nga Rusia në jug të rajonit Zaporizhzhia, tha në aplikacionin e mesazheve Telegram se kishte një shpërthim të fuqishëm në qytet.

RIA raportoi, duke cituar policinë lokale të instaluar nga Rusia, se një pajisje shpërtheu pranë tregut qendror të qytetit. Raportohet se nuk ka pasur viktima./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat