Zbardhet dëshmia tronditëse e 12-vjeçares së përdhunuar, e mitura tregon kërkesën që ka

Evropë

Zbardhet dëshmia tronditëse e 12-vjeçares së përdhunuar, e mitura tregon kërkesën që ka

Më: 13 tetor 2022 Në ora: 14:49
Foto ilustrim

Detaje tronditëse vijojnë të zbulohen rreth përdhunimit të 12-vjeçares në Colonos në Greqi ku e mitura ka dhënë dëshmitë e saj të para.

Sipas Protothemës, 12-vjeçarja ka treguar për veprimtarinë kriminale të Ilias Michos në dy deklarata dhjetëfaqëshe drejtuar oficerëve të Drejtorisë për Mbrojtjen e të Miturve. Vajza e vogël, duke folur dy herë në polici, ka përshkruar tmerrin që ka jetuar për rreth 150 ditë. Ajo u thirr për të dëshmuar për herë të tretë, për t'u pyetur për takimet në shtëpi publike, megjithatë, vogëlushja ishte në shok dhe nuk mund të fliste më.

Më 17 shtator, 12-vjeçarja dëshmoi se shumë herë 53 -vjeçari shkonte me të në takimet që i caktonte me meshkuj të tjerë dhe i tregonte targën e makinës ku ajo duhej të hipte.

“Më tha edhe numrat e targave për të hipur në makina. I merrja paratë që më jepnin dhe ia dorëzoja. Ai i linte në dyqan. Është edhe një person i dytë që vinte me mua në takime. Unë vetëm dua që ai të shkojë në burg. Unë kam qenë në katër takime me burrin e dytë. I njoh personat konkretë në fotot që më tregoni”, ka dëshmuar 12-vjeçarja.

Në dy deponimet e saj, 12-vjeçarja foli për të gjithë dhe për gjithçka. Në fillim tha se Ilias Michos është një person i mirë por më pas ajo shpërtheu në të qara dhe filloi të tregojë detajet tronditëse ku në fund kërkonte vetëm dënimin e tij me burg.

53-vjeçari iu afrua, fitoi besimin e saj dhe e joshi, konologjikisht, kjo skenë e tmerrshme ka ndodhur në fillim të majit dhe që atëherë, Michos e përdhunonte dhe më pas e çonte në takime me meshkuj të tjerë kundrejt pagesës.

Nxënësja identifikoi mbi 10 persona si klientët e saj ku mes tyre është edhe 42-vjeçari Vassilis Sofianidis, baba i tre fëmijëve të mitur. Me të, tha ajo, kishte dalë katër herë në takime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat