Deputeti turk thyen telefonin me çekiç, protesta e çuditshme në parlament

Evropë

Deputeti turk thyen telefonin me çekiç, protesta e çuditshme në parlament

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 09:22
Foto nga vendi i ngjarjes

Një video e deputetit opozitar turk, Burak Erbay, nga Partia Republikane Popullore, është bërë virale në internet.

Në shenjë proteste ndaj një projektligji të mbështetur nga qeveria që mund të dënojë me tre vjet burg këdo që ajo e cilëson si përhapës të “dezinformimit”, deputeti ka thyer me çekiç një telefon në Parlament.

Ky projektligj ka ngjallur debate të mëdha në parlament që prej 4 tetorit.

Ai u propozua nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) e Presidentit Recep Tayyip Erdoğan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat