Goditje e dyfishtë Serbisë: Kroacia kërkon ndalimin e financave nga fondet evropiane, komisarja kërcënon

Evropë

Goditje e dyfishtë Serbisë: Kroacia kërkon ndalimin e financave nga fondet evropiane, komisarja kërcënon

Nga: F. B. Më: 15 tetor 2022 Në ora: 09:22
Aleksander Vuçiq

Serbia po përballet me presione të fuqishme për shkka mos vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë, ndërsa kërcënime konkrete erdhën nga euro-deputeti kroat Tonino Picula amendamenti i të cilit rreth ndalimit të financave nga fondet u miratuar dhe mundësia e rikthimit të regjimit të vizave, shkruan “Kurir” transmeton “Bota Sot”.

Të dy porositë janë ende në formë jo obliguese por si presion që të harmonizohet politika e Serbisë me BE-në dhe duhet marr shumë seriozisht.

Komiteti për politikë të jashtme në Parlamentin Evropian miratoi amandamentin e euro-deputetit kroat Picula ku avancimi i Serbisë kushtëzohet direkt me vendosjen e sanksioneve Rusisë, por kërkohet edhe shqyrtimi i të gjitha fondeve evropiane për Serbinë, në kuadër të planit ekonomik evropian për Ballkanin, për të “u sigurua se fondet janë në harmoni me qëllimet dhe interesat e BE-së".

Komisraja për çështje të brendshme Ilve Johanson kërkoi që Brukseli të shqyrtoj heqjen e vizave për serbët, duke mos përjashtuar mundësinë për suspendimin e regjimit të vizave “për shkak mos harmonizimit të politikës së vizave me BE-në” dhe valës së refugjatëve që vijnë nga ajo.

"Shpresojm se Serbia dhe partnerët nga Ballkani të harmonizojnë politikën e vizave me BE, por nuk përjashtohet suspendimi, ndonëse shpresoj në bashkëpunim të mirë” tha Johanson.

Nënkryetarja e Qendrës për politikë të jashtme Suzana Grubjeshiç për “Kurir” tërhoqi vërejtjen se Parlamenti Evropian është makineri për presione edhe pse rezolutat janë jo obliguese, vërejtja rreth vizave duhet marr seriozisht.

“Serbia duhet të harmonizoj politikën e vizave me BE-në sepse ka rritje të numrit të atyre që përmes Serbisë arrijnë në vendet e BE-së, ku nuk kanë gjasa për azil. Kjo duhet marr seriozisht, përndryshe rrezikohet kthimi i vizave për qytetarët serb. Lidhur me rezolutën e PE, ajo përkujtoi rezolutën e ngjashme nga Bundestagu gjerman, që për dallim nga PE ka rol në krijimin e politikës jo vetëm gjermane por edhe politikës së jashtme evropiane”.

Ndërsa lidhur me amendamentin e deputetit kroat dhe presionet se Serbia të hiqet nga rruga evropiane. Grubijeshiç tha se: “Nuk është rastësi, në nëntor ai amendament mund të pësoi ndryshime, nëse edhe grupet tjera vlerësojnë se duhet ashpërsuar apo jo”..

Gazetari dhe komentuesi Milovan Jovanoviç beson se kjo formë e presionit në Serbi është si shkka i mos vënies së sanksioneve.

“Kjo ishte e pritshme, s amë gjatë që zgjat situata dhe përkeqësohet, presionet do rriten. Nuk mund presim suspendim të vizave, e amandamenti i deputetit kroat  nuk besoj se merr mbështetje në 27 vendet anëtare. Qëndrimet e PE dhe KE-së nuk kanë rëndësi të madhe politike, sepse vendet veçantë vendosin për procesin e bisedimeve. Për cilindo përparim duhet pajtim i 27 vendeve të BE-së. BE me qëllim ka lëshuar shumë raste për integrimin e vendeve të Ballkanit, duke lejuar palët e treta të përzihen”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat