Ja çfarë qëndron pas thirrjes së Rusisë për negociata, Vladimir Putin ka një taktikë të re

Evropë

Ja çfarë qëndron pas thirrjes së Rusisë për negociata, Vladimir Putin ka një taktikë të re

Më: 15 tetor 2022 Në ora: 10:17
Vladimir Putin

Që kur Ukraina filloi një kundërofensivë masive të suksesshme në fillim të shtatorit, zyrtarët rusë kanë theksuar vazhdimisht mundësinë e negociatave të paqes dhe madje edhe pasi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nënshkroi një dekret që refuzon çdo negociatë me Vladimir Putin pas referendumit në Donbas.

Një nga mediat e fundit të pavarura ruse, Meduza, mori informacion nga disa burime pranë qeverisë ruse se Kremlini po lobon prapa dyerve të mbyllura me liderët perëndimorë në të njëjtën kohë për të bindur Kievin që të binte dakord për një armëpushim të përkohshëm.

Por sipas burimeve, Putin nuk ka ndërmend t’i japë fund luftës, në vend të kësaj, armëpushimi do të shërbente si pjesë e një strategjie më të madhe për të blerë kohë për të trajnuar rekrutët dhe për të rifurnizuar, më pas për të nisur një ofensivë në shkallë të plotë në shkurt ose mars.

Në javët e fundit, përfaqësuesit e qeverisë ruse kanë përmendur gjithnjë e më shumë mundësinë e negociatave me Ukrainën ose Perëndimin. Meduza raportoi më parë se Putini po shqyrton vërtet mundësinë e rinovimit të negociatave që ngecën në pranverën e vitit 2022.

Në të njëjtën kohë, ai dëshiron që Rusia të mbajë kontrollin mbi territoret e pushtuara të Donbasit dhe ai “as nuk dëshiron të flasim për Krimenë. Sipas dy burimeve pranë Kremlinit dhe një burimi pranë qeverisë ruse, pikëpamjet e Putinit nuk kanë ndryshuar. Megjithatë, burimet i thanë Medusa-s se autoritetet ruse kanë zhvilluar një taktikë të re: në vend që të detyrojnë Ukrainën të pajtohet me një marrëveshje paqeje të plotë, Kremlini do të kërkojë një armëpushim të përkohshëm. Udhëheqësit rusë besojnë se kjo mund të arrihet përmes negociatave midis trupave ruse dhe ukrainase pa përfshirjen e presidentit të asnjërit vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat