​Scholz: Kufizimi i çmimeve të gazit vetëm në bashkëpunim të ngushtë me partnerët jashtë BE-së

Evropë

​Scholz: Kufizimi i çmimeve të gazit vetëm në bashkëpunim të ngushtë me partnerët jashtë BE-së

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 13:11
Olaf Scholz

Ideja për të kufizuar çmimin e gazit, në të cilën anëtarët e Bashkimit Evropian janë të ndarë, mund të funksionojë vetëm në bashkëpunim të ngushtë me partnerët jo-BE, si Koreja e Jugut dhe Japonia, tha kancelari gjerman Olaf Scholz.

Vendosja e një çmimi maksimal "mbart gjithmonë rrezikun që prodhuesit të shesin gazin e tyre diku tjetër dhe se ne evropianët do të përfundojmë me më pak gaz në vend të më shumë, tha kancelari në Bundestag përpara samitit të BE-së.

"Kjo është arsyeja pse BE-ja duhet të koordinohet ngushtë me konsumatorët e tjerë të gazit, për shembull Japoninë dhe Korenë e Jugut, në mënyrë që ata të mos konkurrojnë me njëri-tjetrin," shtoi Scholz.

Disa propozime të Komisionit Evropian për uljen e çmimeve të energjisë do të jenë në agjendën e samitit të krerëve të shteteve dhe qeverive në Bruksel.

Scholz përsëriti se presidenti rus Vladimir Putin "përdor energjinë si armë", por se kjo nuk cenon vendosmërinë e vendeve perëndimore për të mbështetur Ukrainën.

“Terrori nga bombat dhe raketat ruse është një akt dëshpërimi. Ukraina do të mbrohet me sukses. Dhe ne do ta mbështesim atë - për aq kohë sa është e nevojshme”, tha Scholz dhe shtoi se, falë përpjekjeve të Perëndimit, “nevojat financiare” të Ukrainës mbulohen praktikisht deri në fund të vitit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat