​Gjermanët ulën ndjeshëm konsumin e gazit

Evropë

​Gjermanët ulën ndjeshëm konsumin e gazit

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 14:25
Olaf Scholz

Konsumi i gazit në familjet dhe industrinë gjermane mbeti nën mesataren javën e kaluar krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas të dhënave të konsumit javor të publikuara sot nga Rregullatori federal i rrjetit.

Familjet dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme shpenzuan 608 gigavat orë në ditë në javën e 41-të kalendarike,

krahasuar me një mesatare prej 881 GWh në ditë të regjistruar gjatë së njëjtës javë në periudhën 2018-2021, sipas Bundesnecagentur.

Konsumi industrial ishte 1.152 GWh në ditë krahasuar me një mesatare prej 1.526 GWh në ditë në të njëjtën javë gjatë katër vjetëve të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat