Ambasadorët e Rusisë dhe Bjellorusisë përjashtohen nga ceremonia e Nobelit

Evropë

Ambasadorët e Rusisë dhe Bjellorusisë përjashtohen nga ceremonia e Nobelit

Nga: A.SH Më: 25 tetor 2022 Në ora: 23:37
Foto ilustrim

Ambasadorët rusë dhe bjellorusë janë përjashtuar nga ceremonia e çmimit Nobel të këtij viti në Stokholm për shkak të luftës në Ukrainë, përcjell Bota sot.

Fondacioni privat Nobel, i cili administron çmimet prestigjioze, normalisht fton ambasadorët e vendosur në Suedi në ceremoninë vjetore më 10 dhjetor.

“Por për shkak të pushtimit rus të Ukrainës, Fondacioni Nobel ka zgjedhur të mos ftojë ambasadorët e Rusisë dhe Bjellorusisë në ceremoninë e çmimit Nobel në Stokholm”, thuhet në një deklaratë.

Fondacioni tha gjithashtu se do të vazhdojë praktikën e tij për të ftuar liderët e të gjitha partive në parlamentin suedez, me përjashtim të demokratëve suedezë kundër imigracionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat