Zelensky: Lufta nuk do të mbarojë derisa Krimea të çlirohet

Evropë

Zelensky: Lufta nuk do të mbarojë derisa Krimea të çlirohet

Më: 26 tetor 2022 Në ora: 07:55
Volodymyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, duke theksuar se kanë kaluar tetë muaj që kur Rusia nisi luftën e saj më 24 shkurt, paralajmëroi se vazhdojnë të çlirojnë tokat ukrainase hap pas hapi. “Donbasi, Kharkiv dhe Kherson (po çlirohen). Por gjithashtu edhe Zaporizhzhia dhe Krimea. Do të vijë koha dhe e gjithë Ukraina do të jetë e lirë”, tha Zelensky në një video në Telegram.

Ai theksoi se Ukraina ka mbrojtur pavarësinë e vendit dhe se Rusia nuk mund të bëjë më asgjë për këtë. “Ukraina po shkatërron të ashtuquajturën ‘ushtrinë e dytë të botës’ dhe tani e tutje, Rusia do të jetë vetëm një lypës. Potenciali i Rusisë po harxhohet tani në këtë çmenduri, në luftën kundër shtetit tonë dhe gjithë botës së lirë”, shtoi ai.

Zelensky më tej shtoi se Rusia kishte ndikim për sa i përket gazit natyror, fuqisë ushtarake dhe peshës politike, por jo më. Ai tha se është shumë e rëndësishme të ndryshohet konfigurimi i forcave në Euroazi. “Sa më shumë nga potenciali i saj të humbasë Rusia tani, aq më shumë liri reale do të kenë të gjithë popujt pranë Rusisë dhe brenda kufijve të saj. Para së gjithash Ukraina”, tha Zelensky.

Nga ana tjetër situata në Ukrainë është e vështirë. Raketat ruse dhe sulmet me dronë të prodhuar në Iran kanë shkatërruar mbi një të tretën e sektorit të energjisë së Ukrainës, tha presidenti Zelensky, gjatë një konference më 25 tetor lidhur me rindërtimin e Ukrainës.

“Rusia po shkatërron gjithçka, prandaj është shumë e vështirë për ne që ta kalojmë dimrin”, tha Zelensky teksa iu adresuar përmes video-lidhjes konferencës në Berlin. Në këtë konferencë morën pjesë kancelari gjerman, Olaf Scholz, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat