E pazakontë/ E strehoi pas nisjes së luftës, refugjatja ukrainase denoncon në polici pronaren e shtëpisë

Evropë

E pazakontë/ E strehoi pas nisjes së luftës, refugjatja ukrainase denoncon në polici pronaren e shtëpisë

Më: 29 tetor 2022 Në ora: 08:40
42-vjeçarja tashmë është nën hetim, ndërsa akuzohet për skllavëri moderne

Pas nisjes së konfliktit me Rusinë, shumë ukrainas u detyruan të largohen nga vendi i tyre dhe të strehohen si refugjatë në shtete të tjera.

Shumë familje hapën derën për ta duke i pranuar dhe, i tillë ishte dhe rasti i britanikes 42-vjeçare Hannah Debenham. Nëna e dy fëmijëve nga Uckfield, East Sussex, e gjeti refugjaten, emri i të cilës nuk mund të përmendet për arsye ligjore, përmes një faqeje interneti e quajtur “au pair”.

Refugjatja 36-vjeçarja, një mësuese angleze, ra dakord me Hannah që ajo do të kujdesej për vajzën 10-vjeçare të gruas për dy deri në tre ditë në javë, në këmbim të strehimit dhe një pagë javore prej 200 paund.

Marrëveshja e tyre funksionoi fillimisht, por shpejt u përkeqësua kur Hannah i kërkoi asaj të lante enët.

Në këtë moment, gruaja ukrainase e raportoi 42-vjeçaren se po e detyronte të kryente punë dhe se po e shfrytëzonte si skllave. Ajo tha se “ishte e detyruar të punonte shumicën e ditëve, duke u kujdesur për fëmijët dhe pritej të pastronte dhe rregullonte shtëpinë", pretendonte një raport.

42-vjeçarja tashmë është nën hetim, ndërsa akuzohet për skllavëri moderne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat