Shkoi në polici dhe rrëfeu krimin që kishte kryer më 1980, 61-vjeçari dënohet me 19 vite burg

Evropë

Shkoi në polici dhe rrëfeu krimin që kishte kryer më 1980, 61-vjeçari dënohet me 19 vite burg

Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 08:15
Paul

Një 61-vjeçar britanik është dënuar me 19 vite burg, nj vit pasi shkoi në polici dhe rrëfeu krimin që kishte kryer në vitin 1980, ku i mori jetën një personi të cilit i ishte futur në shtëpi për ta vjedhur.

Vitin e kaluar Paul rrëfeu se mbrëmjen e 3 qershorit 1980 kishte hyrë në banesën e viktimës Anthony Bird për ta grabitur.

Ai e kishte lidhur pronarin me kabllo dhe e kishte dhunuar me sende të forta derisa e la pa ndjenja. Më pas ai u largua për t’u rikthyer më vonë e për të vjedhur. Hetimi më vonë zbuloi se gjurmët e gishtave të Palit përputheshin me ato të marra nga skena e krimit.

Image
Paul

Dhuna e ushtruar nga Paul çuan në vdekjen e Bird, i cili në atë kohë ishte vetëm 41 vjeç.

Anthony, i cili njihej si Toni në familjen e tij, u gjet i vdekur në banesën e tij në Kensington Gardens Square në Londrën Perëndimore pasi nuk u paraqit në punë.

Një hetim për vrasje u nis menjëherë, por deri në vitin 1981 të gjitha pistat e hetimit u shteruan dhe nuk u gjet asnjë provë që do të nxirrte në dritë emrin e autorit.

Vëllai i viktimës u shpreh se tashmë e kishte pranuar vdekjen e të vëllait, por se drejtësia e vendosur e bën të ndihet më mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat