​Gjermania përgatitet për të shënuar 33-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit

Evropë

​Gjermania përgatitet për të shënuar 33-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 13:33
Foto ilustrim

Gjermania përgatitet të shënojë 33 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, i cili solli fundin e Luftës së Ftohtë dhe ribashkimin e vendit.

Muri i Berlinit u ndërtua në vitin 1961 nga regjimi komunist i Gjermanisë Lindore për të parandaluar kalimin e njerëzve në Berlinin Perëndimor.

Politikat reformuese të ish-udhëheqësit sovjetik Mikhail Gorbachev në vitet '80 dhe pakënaqësia në rritje e gjermano-lindorëve me regjimin komunist evoluuan në një lëvizje proteste që çoi në shkatërrimin e mëvonshëm të murit në 1989.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat