Dalin pamjet/ Kishin planifikuar vrasjen e disa zyrtarëve shtetërorë, arrestohen 17 persona në Beograd!

Evropë

Dalin pamjet/ Kishin planifikuar vrasjen e disa zyrtarëve shtetërorë, arrestohen 17 persona në Beograd!

Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 08:19
Foto ilustrim

Një megaoperacion është finalizuar në orët e parët të mëngjesit të sotëm në Beograd ku janë arrestuar 17 persona me urdhër të Prokurorisë.

Sipas mediave vendase, bëhet fjalë për anëtarët e një grupi të strukturuar kriminal të quajtur Vraçarci. Në pranga kanë rënë shtetasit LC, IB, DM, NB, VM, NM, S. M, AM, NK, NT, MT, JB, Gj. K, N. J, AN, NV, UP dhe DN.

Ata dyshohet se kishin planifikuar një sërë vrasjesh, mes tyre edhe zyrtarë të lartë shtetërorë. Policia ka zhvilluar kontrolle në 50 ambiente të ndryshme ku kanë sekuestruar dhjetra armë zjarri, një sasi të madhe parash, disa automjete luksoze dhe telefona të koduar.

Autoritetet shtojnë se në periudhën paraprake disa anëtarë të këtij grupi të organizuar kriminal janë arrestuar jashtë vendit.

Sipas informacioneve të dhëna nga Blic, ata janë arrestuar për vrasje, tentativë për vrasje, rrëmbim dhe kanë punuar si pjesë e një grupi të klanit Kavac. Disa janë ende në kërkim.

Ata akuzohen për tre vrasje dhe pesë vrasje të mbetura në tentativë. Siç mësojmë, grupi i Vraçarcit udhëhiqet nga Nikolla Vušović, i njohur më mirë si Johnny nga Vraçari, Uroš Piperski dhe Mario Gjorgjević.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat