Turqia ndalon transmetimin e pamjeve të shpërthimit në Stamboll

Evropë

Turqia ndalon transmetimin e pamjeve të shpërthimit në Stamboll

Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 16:21
Foto ilustrim

Pas shpërthimit të sotëm të ndodhur në sheshin Taksim në Stamboll, Turqia ka vendosur ndalimin e transmetimit të pamjeve.

Lajmin e bëri të ditur Gjykata Penale e Paqes e Stambollit, e cila njoftoi se për shpërthimin ishte vendosur ndalim transmetimi.

Kryeprokuroria publike e Stambollit njoftoi se ka nisur hetimi për shpërthimin dhe se për ngjarjen janë caktuar 5 prokurorë publikë.

Ndalimi i transmetimit është vendosur në lidhje me shpërthimin në Stamboll. Është vënë në vëmendje të të gjitha organizatave tona mediatike”, tha RTÜK në një deklaratë.

Kujtojmë se deri më tani nga shpërthimi raportohet për 4 viktima dhe 38 të plagosur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat