Konfrimohet nga zyrtari i lartë i inteligjencës amerikane: Raketat ruse kaluan në Poloni, vranë dy persona

Evropë

Konfrimohet nga zyrtari i lartë i inteligjencës amerikane: Raketat ruse kaluan në Poloni, vranë dy persona

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 20:52
Ilustrim

Një zyrtar i lartë i inteligjencës amerikane tha se raketat ruse që sulmuan Ukrainën, kaluan edhe në Poloni dhe vranë dy persona.

Polonia është shtet anëtar i NATO-s.

Zëdhënësi i qeverisë polake, Piotr Mueller, nuk e konfirmoi menjëherë këtë informacion, por tha se krerët e shtetit po mbajnë një takim urgjent për shkak të një "situate krize".

Mediat polake raportuan se dy persona vdiqën në një fshat polak, i cili gjindet pranë kufirit me Ukrainën.

Gjatë sulmit me raketa ruse të 15 nëntorit, të paktën një person është vrarë në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.

Ky duket të jetë një sulm mbarëkombëtar, pasi sulme të njëjta po raportohen edhe në Zaporizhja Mykolaiv, Chernihiv dhe vende tjera.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se 85 raketa janë lëshuar kundër Ukrainës të martën dhe 20 të tjera pritet të godasin vendin.

Ky sulm po ndodhë derisa liderët botërorë janë mbledhur në Bali të Indonezisë në samitin e G20-tës, apo grupit të vendeve më të industrializuara, ku kanë dënuar pushtimin rus të Ukrainës.

Shtetet e Bashkuara kanë dënuar ashpër këto sulme.

Javën e kaluar Moska ka tërhequr trupat e saj nga qyteti jugor Herson - një nga sukseset më të mëdha të Ukrainës në luftën e saj kundër pushtimit rus.

Në të kaluarën, kur Rusia ka pësuar humbje në terren, ajo ka sulmuar përmes ajrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat