McDonald’s njoftoi largimin nga Bjellorusia, reagon Lukashenko dhe bën komentin epik

Evropë

McDonald’s njoftoi largimin nga Bjellorusia, reagon Lukashenko dhe bën komentin epik

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 08:47
Aleksandër Lukashenko

Zinxhiri më i madh i restoranteve në botë “McDonald’s” njoftoi muajin e kaluar largimin e nga Bjellorusia, për shkak të qëndrimit pro rusa që vendi mban në luftën që Rusia i ka shpallur Ukrainës, që prej 24 shkurtit.

Por ky zhvillim mesa duket nuk e ka mërzitur presidentin bjellorus, Aleksandër Lukashenko, i cili tha në një fjalim para qytetarëve se ne Bjellorusi duhet të investojnë më së shumti sipërmarrësit vendas.

Me ton ironizues, Lukashenko u shpreh i gëzuar nga largimi i McDonald’s, pasi më ne fund vendin e restoranteve sipas presidentit bjellorus do ta zënë bizneset vendase.

“Të lumtë, faleminderit Zotit.” Vendin e McDonald’s duhet ta zënë bjellorusët, njerëzit tanë, specialistët tanë, mallrat tona. Bjellorusët, shënoni atë, dhe askush tjetër. Nëse dikush ka nevojë për atë që ka bërë ky McDonald’s, atëherë duhet ta bëjmë vetë. Ne dimë të presim një simite e ta mbushim me mish vetë, madje edhe më mirë”, kështu është shprehur Lukashenko para qytetarëve bjellorusë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat