Goditet tre herë me thikë në zyrën e tij, kreu i partisë opozitare turke akuzon Erdoganin: Ata që më sulmuan…

Evropë

Goditet tre herë me thikë në zyrën e tij, kreu i partisë opozitare turke akuzon Erdoganin: Ata që më sulmuan…

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 06:27
Ozturk Yılmaz

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqi, kur kryetari i një partie opozitare është sulmuar me thikë në zyrën e tij.

Ozturk Yılmaz, Kryetari i Partisë së Inovacionit, është sulmuar tre herë me thikë dhe ka humbur ndjenjat, por mësohet se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Pas incidentit ka akuzuar se ata që kryen sulmin, ishin të dërguar nga presidenti Erdogan.

“Kjo është një çështje politike, jo një çështje gjyqësore. Unë jam këtu, do të vazhdojë edhe më i fortë”, shtoi ai.

Në deklaratën e Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë (EGM) së Stambollit, bëhet e ditur se autori Serhat K është kapur

“I dyshuari Serhat K., i cili konsiderohet se ka sulmuar me thikë kryetarin e Partisë së Inovacionit, Ozturk Yılmaz, është kapur nga ekipet tona në stacionin e autobusëve të Bolus”, thuhet në deklaratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat