​Scholz: Për shkak të mungesës së fuqisë punëtore, Gjermania ka nevojë për më shumë të huaj

Evropë

​Scholz: Për shkak të mungesës së fuqisë punëtore, Gjermania ka nevojë për më shumë të huaj

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 21:02
Olaf Scholz

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha sot se Gjermania duhet të tërheqë më shumë punëtorë të huaj dhe të lehtësojë punën për gratë dhe të moshuarit, në mënyrë që të shmanget mungesa e fuqisë punëtore në vitet e ardhshme dhe të parandalohet një krizë në sistemin e sigurimeve pensionale.

Në forumin e qytetarëve në Potsdam, afër Berlinit, Scholz tha se qeveria gjermane po punon shumë për të ruajtur ekonominë më të fortë evropiane dhe për të tërhequr punëtorë të huaj.

Qeveria gjermane miratoi muajin e kaluar plane për të reformuar ligjin e saj të imigracionit, ndërsa Berlini kërkon të hapë tregun gjerman të punës për punëtorët shumë të nevojshëm nga vendet jashtë Bashkimit Evropian.

Scholz tha se kjo do të thotë se deri në fund të mandatit të saj në vitin 2025, qeveria gjermane ka të ngjarë të mos ketë nevojë të rrisë ndjeshëm kontributet e pensioneve.

Në një intervistë të publikuar nga grupi mediatik Funke, kancelari gjerman tregoi se qeveria e tij do të dëshironte të shihte një rritje të përqindjes së grave në fuqinë totale të punës.

Në Gjermani, 72.1 për qind e popullsisë femërore është aktualisht e punësuar, krahasuar me 85.3 për qind në Suedi.

Scholz tha se është e rëndësishme të lejohen më shumë njerëz të punojnë në moshën zyrtare të daljes në pension dhe shtoi se “sot është e vështirë për shumë njerëz ta arrijnë”.

Enti Gjerman i Statistikave njoftoi javën e kaluar se për shkak të migrimit nga Ukraina, këtë vit numri i banorëve në Gjermani do të rritet me një milion, në një total prej 84 milionë, dhe se në rastin e një shkalle të lartë migrimi, numri e banorëve mund të arrijë në 90 milionë deri në vitin 2070.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat