“Rezervat tona ushtarake janë varfëruar”, Borrell thirrje Europës: Duhet të shpenzojmë më shumë për mbrojtjen

Evropë

“Rezervat tona ushtarake janë varfëruar”, Borrell thirrje Europës: Duhet të shpenzojmë më shumë për mbrojtjen

Më: 12 dhjetor 2022 Në ora: 07:55
Josep Borrell

Shefi i politikës së jashtme të BE-së ka bërë thirrje për më shumë punë për sigurinë dhe mbrojtjen evropiane, duke i kërkuar rajonit të shpenzojë më mirë dhe të bashkëpunojë më shumë.

“Kjo luftë ka qenë gjithashtu një thirrje zgjimi për të gjithë ne në lidhje me aftësitë tona ushtarake. Ne i kemi dhënë armë Ukrainës, por duke vepruar kështu, kuptuam se rezervat tona ushtarake janë varfëruar. Me rikthimin e luftës konvencionale në zemër të Europës, ne kuptuam gjithashtu se na mungojnë aftësitë kritike të mbrojtjes, për të qenë në gjendje të mbrohemi nga një nivel më i lartë kërcënimesh në vetë kontinentin europian”, tha Borrell.

Borrell citoi gjithashtu të dhëna nga agjencia e mbrojtjes e BE-së që tregojnë se evropianët po shpenzojnë më shumë për mbrojtjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat